Site icon Telegrafi

Beqiragiq: Lojtarët e mi i bënë të lumtur tifozët, shpresoj të vazhdojmë kështu

KB Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll pasi mposhti në finale ekipin nga kryeqyteti Prishtina me rezultat të ngushtë 71:69.

Bardhëekaltrit kishin aksionin e fundit të takimit por Malcolm Armstead dhe Donte Clark nuk u treguan të saktë në tentimet e tyre.

Pas ndeshjes reagoi edhe trajneri i mitrovicasve Adis Beqiragiq, i cili u shpreh i lumtur me fitoren por tha se ekipi i tij mund të luaj më mirë.

“Finale ashtu si duhet të jetë. Shumë gabime në të dy anët. Më e rëndësishmja që tifozët janë të lumtur. Lojtarët e mi i bënë të lumtur këta njerëz, shpresoj të vazhdojmë kështu”.

“E kemi kontrolluar lojën, por ne gjithmonë bëjmë disa gabime. Mendoj se mund të luajmë mirë. Prishtina ka pasur shumë gjuajtje, por nuk i ka shfrytëzuar”, ka thënë Beqiragiq./Telegrafi/

Exit mobile version