Kur shumica e njerëzve janë në kërkim të dashurisë, ata i drejtohen aplikacioneve të ndryshme për takime ose kërkojnë ndihmë nga miqtë e tyre për të gjetur dikë – por Muhamed Malik po aplikon një qasje krejtësisht të ndryshme.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, beqari 29-vjeçar nga Londra ka përdorur billborde në qytetin e Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar për t’u ‘reklamuar’ te partneret potenciale.
Pankarta përmban fotografinë e tij, një shkrim “më shpëto nga martesa me mësit” dhe gjithashtu emrin e faqes së tij të internetit, kështu që gratë e mundshme mund ta kontaktojnë atë.
Billbordet drejtojnë gratë e interesuara në uebsajtin e tij, findmalikawife.com. /Telegrafi/