Telegrafi

Beqaj: Vitin e ardhshëm nuk do kemi recesion ekonomik

Sipas tij janë dy kanale prej të cilave mund të preket edhe ekonomia e Kosovës nga kriza financiare, e ata janë, kanali i uljes së dërgesa nga jashtë dhe ulja e investimeve.

“Sfidë kryesore për vitin e ardhshëm duhet të jetë kriza financiare dhe i rekomandojmë Qeverisë dhe institucioneve tjera që të fokusohen fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit".

Ndër të tjera, kryetari i OEK-ut është ndalur edhe te zhvillimet e fundit në tregtinë me Serbinë, duke theksuar se Oda Ekonomike e Serbisë u ka bërë thirrje bizneseve në Serbi që të kenë kujdes, ngase në qoftë se e shkelin marrëveshjen e CEFTA-s, atëherë do të penalizohen.

Sa i përket punës së Odës gjatë vitit 2008 ai si sukses ka përmenduar bashkëpunimin me odat ekonomike të botës, por veçanërisht promovimin e ekonomisë, bizneseve dhe produkteve të Kosovës në botën e jashtme. Sukses tjetër i OEK-së është vlerësuar, anëtarësimin në IRU – Organizatën Ndërkombëtare për Transportin Rrugor.

Ndërsa sa i përket aplikimit në për akademinë e IRU-së, por edhe për anëtarësim në Odës Ekonomike Evropiane, kryetari Beqaj ka thënë se anëtarësimi në këtë organizëm evropian është ende i pamundshëm, për shkak se prej shtatë nënkryetarëve sa ka gjithsej, dy prej tyre janë nga vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Ai ka shtuar se në vitin 2009 OEK do të jetë anëtare e ISO-s, ndërkaq do të jetë partner strategjik edhe i GTZ.

Kreu i OEK-ut ka dhënë një sërë rekomandimesh për Qeverinë e Kosovës, duke vënë në spikamë, nevojën e fokusimit më serioz për ngritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, me theks të veçantë, hapjen e vendeve të reja të punës, ngase sipas tij, lufta më e mirë kundër varfërisë është hapja e vende të reja të punës. /Telegrafi/