Telegrafi

Beqaj udhëheq një delegacion afaristësh në Turqi

Bazuar në një njoftim zyrtar të OEK-së, forumi i është kushtuar krijimit të urave ndërlidhëse për tregti të jashtme në mes të Turqisë dhe vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore dhe atë e organizon Federata e biznesmenëve dhe afaristëve nga Turqia TUSCON.

“Vlerësohet se ky forum mund ti kontribuon përparimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike në mes Kosovës dhe Turqisë dhe bizneseve të dy vendeve”.

Ndryshe ditë më parë kryetari i OEK-ut, ka qëndruar në Zvicër ku është takua me sekretarin e përgjithshëm të IRU, Martin Marmu me të cilin kanë biseduar lidhur me kyçjen e OEK-ut në të gjitha nismat dhe projektet që i ka IRU dhe aplikimin për akreditimin e Odës në Akademinë e IRU-së.

Gjatë vizitës Beqaj dhe zëvendës ministri i transportit dhe telekomunikacionit Adem Grabovci janë takuar edhe me ambasadorin e Kosovës në Zvicër ku është bisedua për format e thithjes së investimeve nga ky vend dhe ndryshimin e imazhit jo të mirë të Kosovës në këtë vend. /Telegrafi/