Telegrafi

Beqaj: Të zgjerohet bashkëpunimi me bizneset finlandeze

Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe kryetari Beqaj propozoi nënshkrimin e Memorandumit te Bashkëpunimit në mes të OEK-ut dhe FIPRO dhe ftoi bizneset nga Finlanda dhe Bullgaria që të vizitojnë Kosovën.

Niemena ka deklaruar se në ketë moment FIPRO nuk ka ndër mend të hap zyre në Kosovë por ka plane konkrete për zgjerimin e Bashkëpunimit me Kosovën.

Ndryshe FIPRO ka 60 zyre në vende të ndryshme dhe ka mandat që të ndihmojë ndërmarrjet në analiza tregu, në aktivitetet e eksportit, propozon zgjidhjet për prodhimtari me shpenzime më të ulta etj. /Telegrafi/