Telegrafi

Beqaj: Të penalizohen ata që nuk e respektojnë CEFTA-në

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj theksoi se dalja e Kosovës nga marrëveshja e CEFTA-së nuk është zgjidhje, por bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmerr masa ndaj atyre që nuk e respektojnë marrëveshjen.

Në konferencën e rregullt mujore me gazetarë, kryetari i OEK-ut foli lidhur me aktivitetet e Odës gjatë muajit janar duke theksuar veçanërisht vizitën e përfaqësuesve të biznesit nga Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia, të cilët ishin pjesë e delegacioneve shtetërore nga këto shtet kryesuar nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ministri i jashtëm i Turqisë, Ali Babaxhan dhe ministri i ekonomisë së Maqedonisë Fatmir Besimi.

Beqaj gjithashtu theksoi se përfaqësuesit e komunitetit të biznesit javën e kaluar janë takuar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaqi të cilit ia kanë paraqit kërkesat për ndërmarrjen e masave konkrete me qëllim të përmirësimit të kushteve të ekonomizimit.

Ditë më parë Oda Ekonomike e Kosovës është akredituar në Unionin Ndërkombëtar të Transportit Rrugor (IRU) në me seli në Gjenevë, Zvicër.

Akreditimi, sipas vlerësimit të kryetarit të OEK-ut paraqet të arritur shumë të madhe jo vetëm por OEK-u por edhe për shtetin e Kosovës, pasi që këtë mënyrë behët pjesë e mekanizmave evropiane të transportit rrugor.

Gjithashtu në takim me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Mikele Gjifoni është arritur marrëveshja që në fillim të marsit Kosovën ta vizitoj ministri i tregtisë së jashtme të Italisë se bashku me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit.

Duke iu përgjigjur interesimit të medieve kryetari i OEK-ut vlerësoi se interesimi për investime në Kosovë është shtuar dhe se Oda me qëllim të përmirësimit të kushteve për investime ka kërkuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për investime të huaja, në mënyrë që ai të zgjerohen në Ligj për investimet në tërësi, e jo vetëm në investime të jashtme.

Duke vlerësuar se kriza ekonomike dhe financiar po ndikon në Kosovë, Beqaj theksoi se ko po ndihet posaçërisht në punën e Trepçës dhe Feronikellit.

"Jam i bindur që me rritjen e potencialit për investime kapitale Kosova do të përballonte krizën dhe do të siguronte zhvillim", theksoi kryetari i OEK-ut.

Duke folur për situatën aktuale në implementimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë CEFTA, Beqaj theksoi se brenda ditës së nesërme një delegacion i Qeverisë së Kosovës do të bisedoj lidhur me këtë temë në Bruksel dhe përsëriti përcaktimin e Odës dhe komunitetit të biznesit që në masat e ndërmarra nga Serbisë dhe Bosnja e Hercegovina duhet kundërpërgjigjur me masa adekuate.

"Përfaqësuesit e Biznesit por edhe qytetarët tonë duhet të kuptojnë se rruga e Kosovës në tregti nuk shkon vetëm përmes Serbisë", tha Beqaj.

Duke komentuar sugjerimet se ndoshta zgjidhje nga situata e tanishme do të ishte dalja e Kosovës nga kjo marrëveshje kryetari i OEK-ut theksoi se kjo nuk është zgjidhje, por se zgjidhje duhet të jetë ndërmarrja e masave kundër atyre që nuk respektojnë CEFTA-në. /telegrafi/