Telegrafi

Beqaj, të ndryshohen ligjet në funksion të zhvillimit

Kete ai e ka kerkuar gjate nje takimi me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, e ka pritur kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj dhe një grup biznesmenësh kosovarë dhe ka biseduar me ta lidhur me problemet dhe sfidat me te cilat po ballafaqohet komuniteti i biznesit në Kosovë dhe jashtë vendit.

Kryetari i OEK-ut, Beqaj, e ka njoftuar kryeparlametarin Krasniqi për ecuritë ekonomike në vend. Ai ka ngritur shqetësimin e tij dhe të komunitetit të biznesit, për rritën e pamjaftueshme ekonomike, të shënuar në vend, si dhe për shtimin e papunësisë. Ai ka theksuar se gjendjen në lëmin e ekonomisë në Kosovë e vështirëson vonimi i nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit ekonomik dhe të lëmit të shërbimeve me vende të ndryshme.

Kryeparlamentari Krasniqi ka shfaqur mirëkuptim për shqetësimet e kryetarit të OEK-ut dhe të përfaqësuesve të biznesit, duke shprehur njëherësh gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për të bashkëpunuar në interes të përparimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.

“Mbetet obligim i Odës Ekonomike të Kosovës të piketojë të gjitha ligjet e sferës ekonomike të miratuara më parë që ka nevojë të plotësohen apo ndryshohen, si dhe të japë propozimet më të qëndrueshme për t’i bërë sa më sa më funksionale ligjet ekonomike të vendit”, ka theksuar Krasniqi. /telegrafi/