Telegrafi

Beqaj propozon krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta me Slloveninë

Gjatë takimit të sotëm Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj dhe drejtori ekzekutiv i Odës së Ekonomisë dhe Industrisë të Sllovenisë, Samo Hribar Miliq vlerësuan se këmbimi tregtar në mes të Kosovës dhe Sllovenisë është i lartë por i pavolitshëm për Kosovën, pasi që importon mallra në vlerë prej 75 milionë euro, ndërsa eksporton vetëm 5 milionë euro dhe kjo shumë është për 40 për qind më e madhe nga eksporti i vitit 2007.

“Ka vend që ndërmarrjet nga Kosova dhe Sllovenia të paraqiten bashkërisht në tregjet tjera si ndërmarrje të përbashkëta dhe këto marrëdhënie duhet të mos mbesin vetëm në nivelin e këmbimit tregtar por të ngritën në forma me të larta të bashkëpunimit, me theks të veçantë në krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta prodhuese”.

Ndërkaq Miliq vlerësoi se gjatë kësaj vizitë kanë marrë informacione shumë të rëndësishme të cilat do të bëjnë të mundur angazhimin me kualitativ të bizneseve nga Sllovenia.

Ai veçanërisht potencoi infrastrukturën ligjore për investime të cilën e vlerësoi si shumë më të volitshme se sa në Slloveni. /Telegrafi/