Telegrafi

Beqaj morri pjesë në Forumin “Java CEFTA 2009″

ballafaqohet Komuniteti i Biznesit në Kosovë në raport me Serbinë dhe BiH, ne aspektin e bashkëpunimit ekonomik.

Qëllimi i pjesëmarrjes së OEK-së në këtë forum është diskutimi rreth përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve nënshkruese të marrëveshjes CEFTA, si dhe diskutimi rreth barrierave me të cilat është duke u ballafaquar komuniteti i biznesit në tregun e CEFTA-s.

Në po të njëjtin njoftim zyrtar thuhet se, OEK-ja në bashkëpunim me komunitetin e biznesit në Kosovë, ka përpiluar listën me barrierat dhe problemet e tjera me të cilat është duke u ballafaquar komuniteti i biznesit në raport me vendet nënshkruese të marrëveshjes CEFTA 2006, të cilën e ka nënshkruar edhe Republika e Kosovës.

“Në këtë forum të rëndësishëm për përmirësimin e pozitës së Kosovës në raport me vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes CEFTA 2006, ishte paraparë edhe takimi dhe diskutimi i problemeve dhe sfidave në nivel qeveritar”.

“Lidhur me këtë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, nuk kishte përfaqësim serioz dhe ne nivel me ministritë përkatëse te vendeve ne rajon, për t’i mbrojtur interesat ekonomike te Kosovës ne raport me vendet nënshkruese te marrëveshjes CEFTA", thuhet në njoftimin e OEK-së. /Telegrafi/