Telegrafi

Beqaj, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Slloveni

Bazuar në një njoftim zyrtar të OEK-së, në këtë konferencë qe do të mbahet më 10 e 11 shtator, do të themelohet Qendra Evropiane për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo qendër, do të jetë përgjigje ndaj kërkesave të BE-së drejtuar Ballkanit Perëndimor dhe përgjigje ndaj kërkesave të Ballkanit Perëndimor drejtuar BE-së”.

OEK-ja po ashtu ka njoftuar se kjo konferencë është vetëm fillimi i aktivitetit të tillë dhe pas saj, sipas organizatorëve do të pasojnë konferenca tematike mbi zhvillimin dhe aktivitetet konkrete të investimeve që do të kenë për qëllim projektet strategjike në fushën e infrastrukturës, energjetikës, mjedisit, bujqësisë, turizmit dhe arsimit në Ballkanin Perëndimor.

“Në Konferencë Kosova do të jetë e përfaqësuar si shtet i pavarur e sovran. Në te do të marrin pjesë përfaqësuesit e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasadorët e këtyre vendeve të akredituar në Slloveni, kryetarët e odave ekonomike dhe ekspertë të njohur nga lëmi i ekonomisë”. /Telegrafi/