Telegrafi

Beqaj fton investitor nga Zvicrra

Gjatë sesionit të djeshëm të Konferencës kushtuar potencialeve zhvillimore në rajon, Beqaj ka njoftuar të pranishmit mbi mundësitë e investimeve në Kosovë dhe rolin që në këtë lëmi e ka OEK.

Gjatë qëndrimit në Bernë, Beqaj është takuar me Regula Spalinger, përfaqësuese e Odës Ekonomike të Zvicrës me te cilën ka biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy Odave.

Kryetari i OEK-ut është takuar edhe me zotin Alfred Fritschi,udhëheqës i divizionit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe me Constantin Kostyal përfaqësues i programit për promovimin e importit ne Zvicër (SIPPO). /Telegrafi/