Site icon Telegrafi

Beqaj: Ekonomia joformale ka shënuar rënie

Shkalla e ekonomisë joformale në Kosovë ka pësuar rënie. Kështu, që nga viti 2007 shkalla e ekonomisë joformale ka shënuar rënie nga 34.74 për qind në 31 për qind.

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Besim Beqaj në konferencën për parandalimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare.
Ai tha se ekonomia joformale është një fenomen i dëmshëm dhe se luftimi dhe parandalimi i saj, mbetet synim i Qeverisë së vendit.

“Si Qeveri jemi duke bërë maksimumin në luftimin e ekonomisë joformale”, tha Beqaj./Telegrafi/

Exit mobile version