Telegrafi

Beqaj: Duhet ngritur vetëdijen mbi kualitetin e prodhimeve vendore

Prodhimet e veta në kuadër të QT ETC i kanë ekspozuar afro 50 ndërmarrje nga Kosova, kryesisht prodhues të produkteve ushqimore por edhe të tjera.

Me këtë rast, Kryetari i OEK-së Besim Beqaj ka theksuar se qëllimi i organizimit të këtij manifestimi është që konsumatorët kosovar të njihen me produktet vendore.

"Ne jemi në situatë shumë të rëndësishme kur vetëdija duhet të ngrihet në mënyrë që ne mos të varemi ekskluzivisht nga tregjet e jashtme. Kosova ka pas një problem të madh me Serbinë dhe B e H dhe ai problem akoma nuk është zgjidhur", ka pohuar Beqaj duke shtuar se OEK-ja ka përkrahur Qeverinë në masat e paralajmëruara, por gjithsesi duhet punuar drejtë blerjes së prodhimeve vendore dhe shpenzimin e parave të qytetareve tonë brenda kufijve të Kosovë.

Kreu i OEK-së po ashtu ka vlerësuar se produktet vendore kanë kualitet të lartë dhe në disa lëmi edhe mbi atë që e kane prodhimet të cilat aktualisht importohen.

Kryetari i OEK-ut edhe një here ka shprehur pakënaqësinë e institucionit të cilin e drejton lidhur me një deklaratë të zëvendës ministrit të tregtisë e industrisë, Jonuz Kastrati i cili i vlerësoi se prodhimet vendore nuk kane kualitetin e duhur.

Gjatë konferencës të mbajtur për shtyp me rastin e një vjetorit të pavarësisë, Kryetari i OEK-së ka thënë se institucioni që ai drejton ka filluar bashkëpunimi me vendet fqinje dhe se në Kosovë ishin përfaqësuesit e bizneseve nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, ndërsa së shpejti do te vijnë edhe delegacionet e ndërmarrësve nga Sllovenia e Kroacia. /Telegrafi/