Site icon Telegrafi

Beqaj demanton Thaçin

Rritja e pagave të mësimdhënësve prej 25 për qind, prej janarit të vitit 2015, ashtu si është paralajmëruar muaj më parë nga kryeministri në largim, Hashim Thaçi, nuk është paraparë fare me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Ministri në largim i Financave, Besim Beqaj, në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka konfirmuar se shuma e pagave për vitin që vjen do të jetë rreth 550 milionë euro, aq sa është edhe sivjet.

Beqaj ka thënë se vendi po kalon në një situatë të rëndë ekonomike, por, sipas tij, nuk ka arsye për shqetësim, përkundër rënies së theksuar të të hyrave nga Dogana e Kosovës prej rreth 6 %, por edhe rënies së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Bllokada politike në vend, sipas tij, është shkaktar kryesor i rënies së të hyrave, por edhe të investimeve të huaja në Kosovë, por si thotë ai, nëse bllokada politike do të ndodhë edhe në muajt në vijim, atëherë vendi do të përballet me një situatë të rëndë financiare. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version