Telegrafi

Beqaj: BERZH partner i rëndësishëm i Kosovës

Ministri Beqaj në kuadër të delegacionit që udhëhiqet nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi për herë të parë e përfaqëson Kosovën në takimin vjetor të BERZH-it, në cilësinë e Guvernatorit të Kosovës në BERZH, pas emërimit nga ana e kryeministrit.

Kreu i MZHE-së, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës u ka shprehur mirënjohjen më të thellë Guvernatorëve të BERZH-it për përkrahjen që i kanë ofruar Kosovës gjatë procesit të anëtarësimit.

“Më lejoni të theksoj që Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të bashkëpunoj ngushtë me BERZH me qëllim të arritjes së rezultateve konkrete në ekonomi, duke qenë i bindur se BERZH do të përkrahë gatishmërinë dhe përkushtimin tonë për të realizuar reforma ekonomike. Në këtë kuptim, më lejoni të falënderoj Bordin për miratimin e strategjisë së parë të BERZH për Kosovën, përmes së cilës mund të tërhiqen 150 mln Euro për këtë vit”, ka thënë Beqaj. /Telegrafi/