Telegrafi

Beqa pritet nga Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës: Ishte vit i mbarë

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës me datë 8 dhjetor ne Departamentin e Sportit organizoi konferencë për shtyp me Gentiana Beqën.

Geta fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të IFBB-së, ne Biarritz France kategoria “World Wellness Fitness dhe ne Overall Victory World Wellness Fitness”.

Krahas kampiones, e pranishme ishte edhe Edona Luta, që mori pjesë në Botërorin e mbajtur në Francë, zëvendësministrja e MKRS-së, Burbuqe Bakija Deva, presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani, drejtori i DS të MKRS-së, Iber Alaj, Kryetari i FBBFK-së, z. Esat Lata dhe Sekretari Gjeneral Sabri Dragusha.

“Për mua ishte një vit i mbarë, ku bëra krenare edhe Kosovën”, ka thënë fillimisht Beqa.

“Vitin e nisa me medaljen e artë ne Kampionatin evropiane në Santa Susanna , ku për herë të parë në Spanjë u këndua himni i Kosovës, dhe ne Kampionatin Botëror , ku doja ta fitoja medaljen e artë”, tha Geta Beqa, e cila falënderoi MKRS-në, KOK-un dhe FBBFK-në për mbështetjen. /Telegrafi/