Telegrafi

Beogradi publikon së shpejti platformën për Kosovën

“Kreu shtetëror në ditët e ardhshme do t’i publikojë informacionet për platformën e përbashkët të hartuar për Kosovën”, i ka thënë Selakovic, agjencisë serbe të lajmeve “Beta”.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, ka deklaruar se platforma është në fazën finale dhe se presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, do ta prezantojë atë në Kuvend të hënën, më 17 dhjetor. /Rel/Telegrafi/