Site icon Telegrafi

Beogradi presion kandidatëve për deputet të partisë së Nenad Rashiqit

Todorka Sllavkoviq, kandidatja për deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDS së Nenad Rashiqit pasi që nuk ka pranuar të tërhiqet nga kandidatura për deputete është transferuar nga Graqanica në Partesh, për ta vazhduar punën.

Ajo është me profesion motër medicinale që ka punuar në repartin e Gjinekologjisë në Graçanicë, por pasi nuk ka pranuar të tërhiqet nga gara është transferuar në Partesh afër 55 kilometra, raporton lajmi.net.

Kryetari i PDS, Nenad Rashiq, e ka konfirmuar për lajmi.net këtë, duke shtuar se është duke iu bërë presion nga Beogradi dhe Lista Serbe.

“Po është e vërtet që ka e kanë transferuar, kjo po bëhet vetëm për ta dobësuar partinë dhe strukturat e saj, dhe kjo po ju ndodhë të gjitha partive politike përveç kandidateve të Listës Serbe”, ka thënë Rashiq.

Exit mobile version