Qeveria e Serbisë sot mori vendim që ministrit kroat të Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq, në të ardhmen të mos i lejohet hyrja në Serbi.
Vendimi është marrë si përgjigje ndaj notës së Ministrisë së Jashtme të Kroacisë, për ndalimin e hyrjes së ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin në këtë shtet.
Ndryshe, mediat kroate më herët raportuan se ekziston mundësia e tërheqjes së ambasadorit të Kroacisë në Beograd, që do të ishte kriza më e madhe në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve që pas përfundimit të luftës në ish-territorin e Jugosllavisë. /kp/Telegrafi/