Telegrafi

Beogradi kundër privatizimit të Trepçës

 Në një deklaratë për agjencinë Tanjug, Ivanoviq ka thënë se vërehet që institucionet kosovare në kohë të fundit po nguten me lëvizje që, sipas natyrës së tyre do të jenë objekt i bisedimeve në Bruksel, në mënyrë që kësisoj të krijojnë pozitë më të volitshme negociatore.

Sipas tij, në këtë dritë duhet shikuar edhe privatizimin e paralajmëruar të Trepçës. “Kjo paraqet krijim të pozitës më të mirë negociuese, por mund të ketë pasoja të dëmshme, pasi çdo lëvizje të tillë pala serbe do t’i kundërvihet. Në atmosferën e konfrontimit nuk mund të gjenden zgjidhje të mira”, ka thënë Ivanoviq. /Telegrafi/