Telegrafi

Benzina në SHBA më e lirë në pesë vitet e fundit

Sipas të dhënave nga hulumtimi më i ri i "Landber"-ut, në kuadër të së cilës janë analizuar çmimet në 7.000 popma në mbarë SHBA-në, një galon (3,78 litra) benzinë e thjeshtë më 5 dhjetor në SHBA mesatarisht ka kushtuar 1,75 dollarë, deri sa çmimi i superit ka qenë 2,02 dollarë për galon.

Benzina për herë të fundit ka qenë i lirë që në mars të vitit 2004, kur një galon kushtonte 1,74 dollarë, përkujtoi pronari i agjencisë Trilbi Landberg. Çmimi më i lartë rekord është regjistruar më 11 korrik të këtij viti, kur një galon kushtonte madje 4,11 dollarë. Atëherë, megjithatë, edhe çmimi i naftës së papërpunuar ishte në nivel të lartë rekord prej 147,27 dollarë për barel.

Benzinë më të lirë në SHBA momentalisht paguajnë banorët e qytetit Shejen në shtetin federal Uajoming, kur për një galon nevojitet të ndahen 1,46 dollarë, deri sa për çmim prej 2,54 dollarë për galon, ky derivat është më i shtrenjtë në Enkorixh të Aljaskës.