Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës nga mesnata do të ulet për 1 deri 1.5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë mbetet i pandryshuar.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 65.5 denarë për litër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluar ishte 62,068 dollarë për fuçi, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin ishte 52.17 denarë./Telegrafi/