Site icon Telegrafi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Karim Benzema ka zbuluar sfidën që i kishte vendosur vetes tek Real Madridi pas transferimit tronditës të Cristiano Ronaldos tek Juventusi. 

Sulmuesi francez u transferua tek Real Madrid në të njejtën verë si Ronaldo gjatë vitit 2019, teksa presidenti Florentino Perez ndërtoi një ekip ‘galaktikësh’. 

Ai shënoi nëntë gola në sezonin e tij debutues në Spanjë, teksa Ronaldo shtoi 33 sosh. 

Në vitin 2013, Reali theu rekordin botëror të transferimeve sërish kur e transferuan Gareth Bale nga Tottenhami, lëvizje kjo që i dhuroi Benzemas edhe më shumë konkurrencë në fazën e sulmit. 

Përkrah sulmuesit uellsian, ai dhe Ronaldo formuan treshen e frikshme ‘BBC’ e cila i solli Real Madridit tituj të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve. 

Ronaldo befasisht e prishi këtë treshe kur vendosi të transferohej në Itali në vitin 2018, por forma e Benzemas kaloi në një nivel tjetër nga ai moment. 

“Është normale, është normale. Gareth Bale, 100 milionë euro, është shumë, ai ishte një lojtar i mirë gjithashtu, ishte normale”. 

“Por kjo është mirë me mua. Kur Cristiano u largua, i cili kishte shënuar 50 gola, unë thashë, ‘Tani është koha të bëjë një hap para dhe se do të punoja për këtë sepse kam talentin, por tani duhet të kem më shumë ambicie se sa më përpara’”, ka thënë Benzema. 

Lexo po ashtu Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Ronaldo u largua nga Real Madridi si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, pasi shënoi 451 gola në 438 ndeshje. 

Benzema realizoi 162 gola për pesë sezone pa yllin portugez përkrah tij, teksa kjo formë e mirë bëri që në vitin 2022 ai të fitonte Topin e Artë, para se t’i bashkohej Ronaldos një vit më vonë në Superligën e Arabisë./Telegrafi/

Exit mobile version