Telegrafi

Benzema zbulon ‘ëndrrën’ e tij

Karim Benzema dëshiron të vazhdoj me Real Madridin dhe të fitoj edhe shumë tituj të tjerë.

Në muajin e fundit ka pasur shumë zëra se reprezentuesi francez mund të largohet këtë verë nga gjiganti spanjoll, por Benzema i ka mohuar këto zëra me deklaratën e tij të fundit.

Lexo po ashtu “Ronaldo nuk është egoist”

“Ëndrra ime është që të vazhdojë të fitojë tituj me Real Madridin”, ka deklaruar shkurt Benzema për gazetën Marca.

Sulmuesi francez është ndër futbollistët më të vjetër në skuadrën aktuale të Mbretërve, pasi është transferuar nga Lyoni në vitin 2009 dhe që nga ajo kohë ai ka shënuar plot 180 gola.

Ndërsa, Benzema ishte i rëndësishëm edhe në sezonin e fundit për Realin pasi ka shënuar 19 gola në të gjitha garat, në një sezon ku spanjollët fituan La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/