Karim Benzema është anëtar i ri i klubit saudit Al Ittihad, pasi do ta paguajë francezin 600 milionë euro për tre sezone.
Benzema do të fitojë 200 milionë euro në vit. Është e rëndësishme të theksohet se një pjesë e kontratës së tij do të paguhet nga shteti, sepse Benzema do të marrë rolin e ambasadorit të futbollit dhe do të jetë një nga lobistët aktivë në përpjekje për ta bërë Arabinë Saudite të presë Kupën e Botës në vitin 2030.
Fituesi aktual i Topit të Artë sonte ka mbërritur në Arabinë Saudite, ku është pritur si mbret dhe nesër do të ketë një prezantim zyrtar para 65 mijë shikuesve në stadium.
🇸🇦🛬 Karim Benzema arrives in Saudi Arabia for the first time since signing for Al Ittihad! Tomorrow he will be greeted by 60,000 supporters in the stadium. pic.twitter.com/WGjBTZV1rw
— EuroFoot (@eurofootcom) June 7, 2023
Benzema u largua nga Madridi pasi fitoi një rekord prej 25 trofesh në 14 vjet.
“Ëndrra ime ishte të nënshkruaja për Real Madridin dhe të qëndroja, por erdhi një mundësi tjetër. Vendimin e mora në marrëveshje me familjen time”.
“Real Madridi është klubi më i mirë në botë, por mendoj se tani është koha për t’u larguar dhe për të filluar një histori të re”, kishte thënë ai. /Telegrafi/