Site icon Telegrafi

Benzema vë rekord në goditjen e transversales: Për 11.11 sekonda, e godet plot pesë herë

(Foto: Screenshot/Instagram/karimbenzema)

Sulmues i Real Madridit, Karim Benzema, ka vënë rekord të ri në goditjen e shtyllës transversale.

Futbollisti francez ka arritur që ta godasë plot pesë herë shtyllën në stërvitje brenda 11.11 sekondash.

Pas kësaj arritjeje, ai i ka sfiduar ndjekësit e tij në Instagram që të provojnë ta thyejnë rekordin e tij.

“Mendoni se mund të më mposhtni?”, ka shkruar 31-vjeçari në përshkrimin e videos së publikuar në rrjetet sociale.

Për më shumë, ai i ka sfiduar edhe disa miq të tij, në mesin e të cilëve i ka etiketuar edhe yllin e UFC-së, Khabib Nurmagomedov, si edhe kuzhinierin e famshëm, Nusret Gokce. /Telegrafi/

Exit mobile version