Telegrafi

Benzema tronditet, ishte duke luajtur në fushë derisa hajdutët ishin futur në shtëpinë e tij

Karim Benzema nuk do ta harrojë lehtë datën e 23 janarit të vitit 2022.

Sulmuesi francez ishte si gjithnjë titullar për Real Madridin që u ndal në barazim 2-2 nga Elche në Santiago Bernabeu.

Benzema kishte një ditë të keqe, pasi në pjesën e parë humbi penalltinë, e cila ishte e para për të si futbollist i madrilenëve.

Por me të përfunduar ndeshja, ylli francez është tronditur nga lajmi se hajdutët ishin futur në shtëpinë e tij.

Mediat spanjolle kanë raportuar se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e francezit përmes kopshtit.

Megjithatë deri më tani nuk janë dhënë informacione për gjërat që hajdutët kanë marrë nga shtëpia e lojtarit apo edhe nëse ka qenë dikush në atë moment në shtëpi.

Sulmuesi francez ka qenë edhe më parë viktimë e grabitjes në shtëpinë e tij dhe përsëri, kjo ndodhi gjatë një ndeshjeje. Hera e parë që ndodhi ishte në shkurt të vitit 2019 kur 34-vjeçari dhe ekipi i tij luajtën kundër Barcelonës. /Telegrafi/