Site icon Telegrafi

Benzema do t’i mungojë Realit në javët e para të 2018

MADRID, SPAIN - DECEMBER 23: Karim Benzema of Real Madrid is challenged by Thomas Vermaelen of Barcelona during the La Liga match between Real Madrid and Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on December 23, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Lajm i keq për Karim Benzema nga infermieria e Real Madridit.

Sulmuesi francez nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës gjatë përgatitjeve të kësaj të shtune, për shkak të një problemi në këmbën e djathtë.

29-vjeçari do të qëndrojë larg fushave të blerta për dy apo tre javë.

Lexo po ashtu Kovacic: Icardi do na ndihmonte, por Benz është më i miri në botë

Benzema u dëmtua në El Clasico përballë Barcelonë e për rrjedhojë do të humbasë ndeshjet e para të 2018-ës.

Është e sigurt mungesa e tij në sfidën e Kupës së Mbretit ndaj Numancias dhe përballë Celta Vigos.

Është raportuar se gjatë janarit Los Blancos do të provojnë të nënshkruajnë me Mauro Icardin si zëvendësues të Benzemas, por argjentinasi është vështirë i arritshëm,

Francezi ashtu si Cristiano Ronaldo po kalojnë në një formë të dobët në La Liga këtë sezon. /SS/Telegrafi/

Exit mobile version