Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema tashmë ka pranuar të zgjasë kontratën e tij me klubin spanjoll edhe për 12 muaj të tjerë.
Zgjatja e kontratës së fundit të francezit erdhi dy vjet më parë dhe marrëveshja e tij e tanishme në klub do të skadojë në verën e vitit 2021.
Sipas mediumit Diario AS, Benzema është pajtuar për kontratë të re dhe thuhet se marrëveshja e re do të zgjasë kontratën aktuale deri për 12 muaj tjerë deri në verën e vitit 2022, megjithëse nuk do të bëhet zyrtare deri në fund të sezonit.
Benzema, i cili festoi ditëlindjen e tij të 32-të në dhjetor, ka qenë në formë të lartë në 18 muajt e fundit duke shënuar 30 gola në total sezonin e kaluar dhe tashmë ka 18 gola në 32 paraqitje këtë sezon.
Sulmuesi me origjinë algjeriane është shfaqur si lojtari më i rëndësishëm dhe më i formuar për Realin që nga shitja e Cristiano Ronaldos te Juventusi në verën e 2018.
Rëndësia e tij për ekipin aktual të Zinedine Zidane tregohet nga prania e gjithnjëshme e tij në sulm, si i favorizuar përpara transferimit 60 milionësh, Luka Jovic.
Klubi thuhet se është i gatshëm të rrisë ndjeshëm pagën e tanishme, por Benzema nuk kishte nxituar të zgjasë marrëveshjen e tij të tanishme, por është i lumtur në këtë klub. /Telegrafi/