Site icon Telegrafi

Benzema sulmohet në Meksikë(Foto)

Real Madrid ka udhëtuar drejtë Meksikës ku do të zhvilloi disa ndeshje miqësore para fillimit të edicionit të ri në La Liga.

Por për ‘Los Blancos’, nuk ka shkuar ashtu siç duhet arritja në Monterrey të Meksikës.

Ka qenë sulmuesi kryesor i kampionëve të Evropës, Karim Benzema që është sulmuar nga një tifozë meksikan i Realit.

Lexo po ashtu Schalke e gatshme ta shesë Sanen

Tifozi deshi të bënte një foto me Benzeman në hyrje të hotelit, por francezi nuk u ndal fare.

Ai i frustruar tentoi ta sulmonte numrin nëntë të madrilenëve që shpëtoi mirë pas ndërhyrjes së shpejtë nga sigurimi i hotelit.

Sigurimi e rrëzoi në tokë tifozin i cili gjithçka që donte ishte një ‘selfie’ me lojtarin e tij të preferuar, por krejt çfarë mori ishte një injorim nga ish-sulmuesi i Lyon. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Bomba nga Spanja, FIFA dënon Realin dhe Atleticon?!

Exit mobile version