Karim Benzema është duke rrezikuar që të dënohet me pesë vite burg për shkak të një skandali seksual.
Akuzat mbi 33-vjeçari rëndojnë që nga skandali me Mathieu Valbuenan derisa janë bërë publike edhe mesazhet.
Benzema thuhet se kishte shkëmbyer disa mesazhe me një grup njerëzish, derisa ishte realizuar edhe një video incizim seksual.
💥 Informa @lequipe
👨⚖️ El juicio a Karim Benzema por supuesta complicidad en el chantaje a Mathieu Valbuena, con un vídeo sexual, se celebrará del 20 al 22 de octubre pic.twitter.com/ACgexWI0pv
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) March 30, 2021
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, ylli i Real Madridi mund të ndëshkohet me pesë vite burg.
Mirëpo, këtij dënimi mund t’i bashkangjitet edhe një shumë prej 60 mijë eurosh, nëse ai shpallet i fajshëm në akuzat që rëndojnë mbi të.
Shkaku i këtij skandali me Valbuenan, Benzema nuk është ftuar asnjëherë nga Franca dhe Didier Deschamps vazhdon të pyetet se përse nuk e fton, dhe dihet se shkaku i këtij skandali. /Telegrafi/