Telegrafi

Benzema rikthen Realin te fitorja në La Liga, Los Blancos triumfojnë ndaj Eibarit

Foto: Real Madrid/Twitter

Real Madridi i është kthyer fitores në La Liga pas humbjes nga Valenca, skuadra e Zinedine Zidanes arriti fitore ndaj Eibarit me rezultat 2-1.

Los Blancos ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për mbretërit.

Të parët në takim shënuan mysafirët, ishte Marc Cardona që shënoi në minutën e 39-të dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Reali tregoi një tjetër fytyrë, Karim Benzema barazoi rezultatin me një gol të bukur me kokë në minutën e 59-të.

Në minutën e 81-të francezi doli në skenë me një tjetër gol, ai kishte edhe disa raste tjera për gol, por nuk arriti. Pas kësaj fitore Reali vazhdon në pozitën e tretë me 60 pikë, kurse Eibari në vendin e 11-të me 39 pikë.

Në xhiron e radhës skuadra nga Madridi luan ndaj Leganes, ndërsa Eibari ndaj Real Sociedadit. /Telegrafi/