Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, e pranon se gjeja më e vështirë është kur të kritikojnë fansat e tu.
Francezi i cili po kalon në një formë jo të mirë ka thënë se tani gjërat kanë ndryshuar në futboll, kjo pasi 25 gola në sezon nuk mjaftojnë.
“Mungesa e golave? Shënoj gola, por kur është dikush aty që shënon 50 gola në sezon…”, ka thënë Benzema për Telefoot.
“Më parë, nëse një sulmues do shënonte 25 gola në sezon konsiderohej një sulmues i mirë, tani… Më pëlqen futbollit dhe të fitoj trofe. Po kaloj mirë për momentin”.
“Raportet me Ronaldon? Me Cristianon shkoj mirë, më pëlqen të luajë me atë. Atij i pëlqen të luajë me prekjen e parë, është më egoist se unë, por normale. Në fund të ditës është për të mirën e skuadrës”.
“Presioni te Madridi? Është shumë i madh dhe gjëja më e vështirë për t’u përballur, por e gjitha kjo është për t’i shitur gazetat dhe jam mësuar. Me moshën kam mësuar të jem edhe i qetë”.
“Rikthimi te Lyoni? Kam bërë mirë atje, por tani jam në Madrid dhe mendoj se nuk ka punë më të mirë”.
“Të fitosh Topin e Artë? E vështirë, edhe pse ka qenë gjithmonë në mendjen time. Të motivon të arrish më lart, por duhet të pranojmë se Ronaldo dhe Messi janë jashtëtokësor”.
“Kritikat? Duhet të jem shembull në fushë. Kritikat, fyerjet, … janë të vështira, posaçërisht në Spanjë. Edhe ato në Francë dhëmbin, posaçërisht kur të prekin në familje, por duhet të jesh profesional dhe shembull për fëmijët, tinejxherët dhe gjithë të tjerët. Gjëja më e vështirë të pranosh janë kritikat nga fansat e tu. Por, normalisht ata janë aty për t’ju nxitur”, ka thënë Benzema. /Telegrafi/