Site icon Telegrafi

Benzema përkrahë Francën nga shtëpia

Karim Benzema nuk heq dorë nga përfaqësuesja e Francës edhe nuk u ftuar fare nga trajneri Didier Deschamps për Euro 2016.

Sulmuesi i Realit të Madridit, i cili mbeti jashtë Kampionatin Evropian për shkak të skandalit seksual, në të cilën u përshi ai dhe futbollisti i Lyonit, Mathieu Valbuena, ishte një prej tifozëve specialë të kombëtares franceze në ndeshjen hapëse të Euro 2016, që Franca e zhvilloi ndaj Rumanisë në Saint Denis.

Ish-sulmuesi i Lyonit nuk ishte në shkallët e stadiumit ‘Stade De France’, por e ndoqi nga ekrani i televizorit të shtëpisë paraqitjen e shokëve të tij të kombëtares.

Ishte vet Karim Benzema, ai që postoi një foto të tijën në rrjetet sociale, foto që tani po bënë gjiron e botës, pasi mediet më të rëndësishme ndërkombëtare i kushtuan një rëndësi të veçantë sulmuesit të Realit.

Pas mungesës së Benzemas në Euro 2016, sulmi i gjelave udhëhiqej nga bomberi i Arsenalit, Oliver Giroud, i cili edhe shënoi golin e parë të Kampionatit Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version