Karim Benzema ka qenë i përfshirë në një incident me Mathieu Valbuenan, i cili pretendonte që sulmuesi e ka shantazhuar për një video kasetë me përmbajtje seksuale.
Por tani mesfushori i Fenerbahces, Valbuena, ka thënë se është i gatshëm që të pajtohet me sulmuesin e Real Madridit duke ia zgjatur dorën.
Që nga ajo kohë sulmuesi i Real Madridit nuk është ftuar asnjë herë në ekipin kombëtar francez nga përzgjedhësi Didier Deschamps.
Në një intervistë për Le Parisien, Valbuena ka thënë se nuk e ka problem që të flas me Benzeman.
“Do t’ia shtrëngoja dorën, nuk do ta kisha problem”.
Por përgjigja e Benzmas nuk ka vonuar dhe ka qenë strikte: “Mund ta mbash për vetë atë shtrëngim dore”, ka shkruari ai në rrjetet sociale.
Benzema kishte mbajtur një natë burg, ndërsa çështja e tij ishte bërë e madhe.
Ai ishte akuzuar nga Valbuena që përmes një shoku të përbashkët, i kishte kërkuar para mesfushorit shtatshkurtër në këmbim të mospublikimit të video kasetës. /Telegrafi/