Telegrafi

Benzema: Nuk kam dështuar

“Unë nuk e konsideroj sezonin tim të parë si zhgënjim. E kundërta, kam fituar përvojën e duhur sepse jam në një klub të madh”.

“Unë kam pasur një fillim shumë të mirë të sezonit, por nuk pata fatin të jem vendimtar në dy ose tri ndeshje. Për më shumë, kam qenë i lënduar dhe ka qenë e vështirë të luaj, por jam shumë i lumtur të kem shënuar, pasi që ndjehem më mirë”, tha Benzema duke shtuar se ai nuk preferon të flasë thashetheme, por të luajë futboll. /Telegrafi/