Telegrafi

Benzema nuk e fsheh më lidhjen me modelen franceze (Foto)

Karim Benzema e ka mbajtur të fshehur lidhjen me Cora Gauthier.

Por, së fundi është publikuar një fotografi teksa sulmuesi i Real Madridit shihet krah për krahë me modelen.

Kjo padyshim vërtetoi thashethemet se 29-vjeçari është në romancë me francezen, transmeton Telegrafi.

Mediat spanjolle ditë më parë kanë raportuar se çifti do të bëhen prindër.

Ndryshe, Benzema sot pritet të udhëtoj për në Cardiff, ku me Realin do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit. /Telegrafi/