Telegrafi

Benzema: Njerëzit po merren shumë me mua

Karim Benzema ka deklaruar se nuk po mund të duroj edhe është lodhur me fjalët që po fliten për të.  

Sulmuesi francez është lodhur nga fjalët që fliten rreth tij pas çdo ndeshje të luajtur.

Sipas Benzemas, njerëzit nuk po e lënë të qetë të luaj, pasi kanë gjithmonë për të thënë diçka për të edhe nëse luan mirë.

Lexo po ashtu Deschamps i hap derën Benzamas

“Njerëzit gjithmonë flasin për mua. Në qoftë se unë nuk jam duke luajtur mirë ata thonë se unë nuk kam vend në skuadër”, ka thënë Benzema për mediat spanjolle.

“Edhe nëse luaj mirë, ata kanë diçka për të thënë. Është gjithmonë e njëjtë”, përfundoi francezi, përcjell Telegrafi.