Telegrafi

“Benzema na shuajti ëndrrat”

Karim Benzema ishte protagonist kryesor te goli i barazimit të rezultatit mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Francezi kaloi tre futbollistë në vijën fundore të kornerit për të asistuar tek Toni Kross, e ku pas goditjes së fuqishme të topit të gjermanit, Jan Oblak bëri një pritje të madhe, por topi përfundoi para këmbëve të Iscos, i cili realizoi golin e rezultatit 1-1.

Kjo ka bërë që mesfushori i Atleticos, Gabi ta sheh këtë moment si vendimtar në shuarjen e ëndrrës së lojtarëve të Alteticos, transmeton Telegrafi.

“Performanca ishte më e pakta që mund të bënim, mendova se ishim të shkëlqyeshëm në gjysmën e parë, një moment i Benzemas ëndrra jonë u shua, por kurrë nuk u ndalëm duke luftuar dhe unë jam krenar për të gjithë,” ka thënë Gabi.

Reali ka siguruar një biletë për në finalen e Cardifit ku do të takohet me Juventusin pas triumfit me rezultat të përgjithshëm me rezultat 4-2 kundër Atleticos. /Telegrafi/