Telegrafi

Benzema mund të shkojë te United

Skuadra të shumta janë të interesuara për ta transferuar sulmuesin francez, duke përfshirë Arsenalin, Real Madridin dhe Barcelonën, mirëpo duket se United kanë shanset më të mëdha që ta transferojnë Benzeman.

“Ai është lojtar i yni, mirëpo askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Edhe për Michael Essienin nuk mendonim se do të largohej, mirëpo kur Chelsea ofroi shumën e parave…”.

“Nëse Manchesteri, që siç e dimë ka shumë para, dëshiron ta blejë Benzeman, atëherë çfarë mund të bëjmë?”, ka thënë Lacombe.