Telegrafi

Benzema: Mbappe në Real Madrid, do të ishte ideale

Miqësia mes Kylian Mbappes dhe Karim Benzemas është në kulm, gjë që sjell shumë shpresë te tifozët e Real Madridit.

Që kur sulmuesi i Real Madrid u ftua në skuadrën e Francës, dyshja po shkojnë shumë mirë si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

Mbappe mbetet objektivi numër 1 i Los Blancos dhe kjo nuk është asgjë e re, ndërsa marrëdhënia midis Benzema dhe sulmuesit të Paris Saint-mund të bëjë që lojtari i ri ta bëjë hapin e madh.

“Nëse ai dëshiron të largohet nga PSG , atëherë le të vijë në Madrid”, ka thënë Benzema në një intervistë për AFP, duke përshkruar idenë e bashkimit me Mbappen si “ideale”.

“Të gjithë lojtarët e shkëlqyeshëm duan të vijnë në Real Madrid . Ai është i shkathët, i shpejtë, efikas dhe di të bëjë gjithçka”, nënvizoi numri 9 i Real Madridit.

Florentino Perez vazhdon të besojë që mund të bashkojë dyshen te Real Madridi dhe kjo miqësi mund të jetë vendimtare për bisedimet. /Telegrafi/