Site icon Telegrafi

Benzema: Më kritikojnë se jam lojtar i madh, Perez si anëtar i familjes, nuk e këndoj himnin francez

Karim Benzema nuk po kalon momente të mira te Real Madrid dhe tifozët e klubit e kanë vënë në shenjë të kritikës këtë sezon. 

Benzema në 26 ndeshje ka shënuar vetëm pesë gola.

“Luaj futboll dhe provoj t’i ndihmoj shokët e mi, gjithçka që të arrijmë fitore”.

“Ajo që nuk më pëlqen është kur njerëzit më sulmojnë, edhe nëse nuk fitoj. Unë luaj për njerëzit që e vlerësojnë atë që bëj në fushë”.

“Ata që vijnë në stadium për të fërshëllyer, le të fërshëllejnë, unë nuk do të mund të ndryshoj mendimin e tyre. Njerëzit gjithmonë kanë kritikuar lojtarët e mëdhenj, ne shesim gazeta”.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është ai që e ndihmon shumë.

“Ishte një ëndërr për të takuar dikë si ai. Ai është shumë i qetë dhe shumë miqësor. Më pyeti nëse dëshiroja të luaja për Real Madridin dhe i thashë po. I dhashë fjalën time dhe kështu kemi qenë gjithmonë”.

“Ai është pas meje në kohë të mira dhe kohë të këqija, ai është presidenti i klubit, por për mua ai është si një anëtar i familjes sime”.

“Kur ndodhi ajo me [Mathieu] Valbuenan, pasi kalova natën në qeli, isha shumë keq kur u ktheva në Madrid. Florentino po më priste në Valdebebas dhe ai ishte shumë i sjellshëm me mua”, ka thënë ai.

Benzema ka treguar arsyen pse nuk e ka kënduar kurrë himnin francez i njohur si La Marseillaise.

“Nëse e dëgjon La Marseillaise, është një thirrje për luftë dhe nuk më pëlqen”, ka thënë ai. /Telegrafi/  

Exit mobile version