Karim Benzema e ka komentuar ndeshjen e të dielës mbrëma, të cilën Real Madridi e fitoi me rezultat 1-0 në udhëtim te Espanyoli si edhe garën për titull me Barcelonën.
“Jemi duke i monitoruar ata, mirëpo nuk do të flas për Barcelonën, por ne jemi duke luajtur mirë. Po i marrim ndeshjet një nga një”.
“Jemi të lumtur dhe e deshëm fitoren. Ishim të motivuar, morëm tri pikë dhe po shkojmë në shtëpi”, ishin fjalët e francezit pas ndeshjes.
https://twitter.com/TomJr254/status/1277345963666026496
Sulmuesi i Los Blancos dhuroi një asistim të mrekullueshëm me thembër për Casemiron, i cili e realizoi golin e fitores.
“Ishte asistim i mirë, mirëpo më e rëndësishmja është se Casemiro e përfundoi si duhet. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë.
“Për mua, ky është futbolli. Kështu e shoh unë futbollit dhe i bëj gjërat si vijnë. Nuk po e shikojmë Barcën. Secila ndeshje është si finale për ne”, ka thënë më tej Benzema. /Telegrafi/
Karim Benzema's assist is the best thing you will see all week 🔥🔥🔥pic.twitter.com/Oa4OqnGnHa
— GOAL (@goal) June 28, 2020