Telegrafi

Benzema: Kam gjetur vendin në Real

Benzema tregoi një paraqitje të shkëlqyeshme në këtë ndeshje dhe thotë se tash e ndjen veten si pjesë të rëndësishme të ekipit.

“Gjatë të shtunës jam ndjerë shumë i fuqishëm. Ndjej se kam gjetur vendin tim dhe se pak nga pak po fitoj respekt si futbollist. E di se kam nevojë për një sërë ndeshjes, për të luajtur sa më shumë minuta për të arritur nivelin tim të lojës”.

“Më vjen keq që pauza e Krishtlindjeve është aq afër, pasi bëj një progres të mirë dhe nuk dua të ndaloj. Qarku im i miqve tashmë është më i madh”, ka thënë Benzema./Telegrafi/