Telegrafi

Benzema ka besimin e Zidanes, por numrat janë në anën e Moratas

Situatë që po ndodh shpesh te Real Madridi

Alvaro Morata po kalon në një periudhë të mirë dhe po i tregon Real Madridit se ai është i gatshëm të marrë frenat e sulmit.

Ish-sulmuesi i Juventusit deri më tani ka shënuar pesë gola dhe dy asistime (3/1 La Liga dhe 2/1 LK), duke treguar se meriton më shumë mundësi në fushë.

Kurse Karim Benzema ka shënuar vetëm katër gola, të gjitha këtë në La Liga dhe nuk ka qenë pjesëmarrës te ndonjë gol si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse Benzema ka besimin e Zinedine Zidanes, numrat thonë se tekniku francez duhet t’i jap më shumë mundësi spanjollit.

Benzema ka luajtur 706 minuta deri më tani (462 në La Liga dhe 244 në LK) të gjitha këta në 11 ndeshje dhe ka arritur të shënon katër gola, kurse Morata vetëm në 507 minuta (455 në La Liga dhe 52 në LK) ka arritur të tregohet shumë më produktiv.

Këto statistika tregojnë më së miri se koha e Moratas te Reali ka ardhur dhe se ai vetëm po pret dritën e gjelbër nga Zidane. /Telegrafi/