Karim Benzema ka qenë lojtari kryesor i Real Madridit në fundjavë falë dy golave të shënuar.
‘Los Blancos’ arritën të triumfojnë në udhëtim tek Eibar me rezultat të thellë 1-4, ku dy golat e parë në ndeshje u shënuan nga francezi.
Në ndeshjen ndaj Eibar, Benzema zhvilloi ndeshjen e 350-të me fanellën e Real Madridit dhe për këtë është tejet krenar.
“Të luaj për Real Madridin është krenari e madhe dhe unë e kam këtë. Janë shumë ndeshje që kamë zhvilluar me këtë fanellë dhe jam tejet i lumtur”.
“Presidenti, Florentino Perez më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë prej transferimit tim te Reali”.
“Reali është klubi im i ëndrrave dhe shpresoj që të luaj edhe shumë ndeshje tjera me këtë fanellë”, tha Benzema.
Benzema është pjesë e Real Madrid që nga viti 2009 ku u transferua nga Lyon për 35 milionë euro.
29-vjeçari ka kontratë me ‘Los Blancos’, deri në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/