Site icon Telegrafi

Benzema hedh poshtë thashethemet se po bëhet sërish baba

Foto: Getty Images

Tetori ka qenë një muaj për t’u mbajtur mend për Karim Benzeman.

Ai fitoi Topin e Artë vetëm disa javë më parë, ndërsa tani është komentuar për një tjetër lajm të rëndësishëm në jetën personale.

Është raportuar se ai dhe partnerja e tij, modelja Jordan Ozuna, janë në pritje të një fëmije së bashku.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, këto thashetheme u hodhën poshtë nga vet futbollisti përmes rrjeteve sociale.

Benzema tha se këto lajme nuk janë të vërteta, duke bërë thirrje që të mos shpërndahen informacione të tilla.

Lexo po ashtu Karim Benzema, fitues i Topit të Artë - i pari në karrierën e francezit

Çifti konfirmuan lidhjen në muajin gusht, gjersa kanë qenë bashkë prej kohësh.

Foto: Instagram

Lojtari i Real Madridit ka gjithashtu tre fëmijë nga romancat e mëparshme.

Një nga fëmijët e tij është Ibrahimi, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë në Paris teksa sulmuesi merrte çmimin.

Në intervistat e mëparshme, Benzema ka folur se sa e rëndësishme është familja për të.

Foto: Screenshot/Instagram

“Familja ime më frymëzon dhe vlerat dhe morali që më dhanë prindërit më ndihmuan të qëndroja i njëjti person”, tha ai për Vogue.

“Besimi im gjithashtu më ndihmon të jem i fokusuar çdo ditë. Më sjell përfitime dhe është forca ime për mua, familjen time, si dhe për punën time – për gjithçka”. /Telegrafi/

Foto: Twitter
Exit mobile version