Telegrafi

Benzema: Florentino më bindi të zgjedh Realin

“Barcelona është një klub i shkëlqyeshëm, por ëndrra ime ishte të vij në Madrid. Dhe e dija se çfarë ka bërë Florentino Perez me klubin. E dija se çfarë ishte në gjendje të bënte klubi me një president si ai. Kjo është arsyeja se pse zgjodha këtë projekt”, ka thënë Benzema.

Benzema po ashtu ka mirëpritur nënshkrimin e fundit të Realit, mesfushorin Xabi Alonso.

“Ai është një nënshkrim i madh dhe siguron disa pasime shumë të mira. Ai do ta bëjë ekipin shumë më të mirë, pasi ai sjell aq shumë gjëra në mesfushë”, ka shtuar francezi.