Telegrafi

Benzema flet për bisedën që kishte me Ronaldon në ndeshjen Francë – Portugalisë

Ndeshja mes Portugalisë dhe Francës në “Puskas Arena”, në Budapest dhuroi spektakël pasi në fund u mbyll 2-2.

Një rezultat që lejoi të dy ekipet kombëtare të kualifikohen në fazën e 1/8-ave.

Në fushë u pa një nivel i jashtëzakonshëm loje, por mbi të gjithë spikatën dy protagonistë: Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, që shënuan nga dy herë.

Pas mbylljes së ndeshjes, të gjithë ishin të kënaqur, për barazimin dhe kualifikim.

Benzema ka folur për bisedën që pati me Cristianon në mes pjesëve dhe pas ndeshjes, duke treguar për miqësinë që e kishin.

“Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me Cristianon, sepse së bashku kemi bërë një udhëtim prej tetë apo nëntë vjetësh te Reali”.

“Kemi fituar trofe, kemi shënuar gola së bashku dhe është kënaqësi kur takohemi përsëri në fushë”.

“Folëm për gjëra normale, për të ditur nëse gjithçka po shkonte mirë dhe i uruam njëri-tjetrit fat në klubet dhe ekipet kombëtare”, ka thënë Benzema. /Telegrafi/