Telegrafi

Benzema flet pas het-trikut dhe fitores së jashtëzakonshme ndaj PSG-së

Karim Benzema ndihet i lumtur me paraqitjen individuale dhe fitoren e Real Madridit ndaj Paris Saint-Germain në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.

Real Madridi ka arritur njërën nga përmbysjet më të mëdha në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar Paris Saint-Germain dhe duke siguruar çerekfinalen.

E gjithë kjo përmbysje erdhi falë një paraqitje të jashtëzakonshme nga sulmuesi francez, Benzema, i cili shënoi het-trik dhe ndihet i lumtur me paraqitjen e tij individuale dhe të ekipit.

“Ishin dy ndeshje. Ndeshja e parë, ku ata dominuan në të gjitha aspektet. Ne ishim me fat që dolëm me vetëm 1-0. Në ndeshjen e kthimit pamë një Madrid tjetër, ne shtymë shumë përpara”, ka thënë fillimisht Benzema pas ndeshjes.

“E pranuam golin në pjesën e parë, por kishim besim te vetja. Nuk duhet të dorëzohemi në Ligën e Kampionëve dhe treguam se jemi një klub i madh”.

“Ne e dinim që PSG, kur i bëjmë presion, është pak më e vështirë për ta. Kur shtypim Verrattin dhe dy lojtarët qendrorë, ata nuk mund të lidhen me tre lojtarët e sulmit. Ky është problemi i të gjitha skuadrave që duan të fillojnë aksionet nga prapa – dhe pastaj ne ishim të suksesshëm, ne shënuam”.

“Ndeshja ime më e madhe në Ligën e Kampionëve? Ishte vetëm një çerekfinale, por personalisht është diçka e jashtëzakonshme. Sidomos me mbështetjen e publikut”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/